Policia godet me gjoba, shoferët e huaj të dehur, shqiptarëve u merr patentat

Policia godet me gjoba, shoferët e huaj të dehur, shqiptarëve u merr patentat

08:27, 14/08/2020
A+ Aa A-

Policia Rrugore në të gjithë vendin po zbaton planin operacional “Roadpol gusht 2020” për rregullat e qarkullimit rrugor.

Në veçanti, Policia e Korçës dhe ajo e Pogradecit po vijonë kontrollet në të gjitha akset rrugore midis dy qyteteve.

Gjatë mbrëmjes së të enjtes deri në orët e para të së premtes, pezulluan 9 Leje drejtimi për shoferët që rezultuan të dehur.

5 gjoba në shumën maksimale u vunë mbi shoferë të tjerë, pasi ata ishin shtetas të huaj.

Të tjera masa qenë: 25 për parakalime të gabuara, 12 për rripin e sigurimit, 13 për përdorim të celularitdhe 8 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve.

Ndërkohë, në zbatim të planit operacion “Roadpol gusht 2020” Policia Rrugore e monitoruar nga Drejtoria e saj vijon kontrollet e befasishme me punonjës policie dhe mjete të uniformuara, por edhe me punonjës policie civilë dhe dronë, duke alternuar veprimet për identifikimin e shkeljeve që janë të vështira për t’u konstatuar nga shërbimet fikse në pikat e kontrollit.

Policia e Shtetit po ashtu ftoiqytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë reagim të shpejtë e profesional.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco