Po trafikonte 34 sirianë drejt Kosovës, policia arreston 40-vjeçarin

Po trafikonte 34 sirianë drejt Kosovës, policia arreston 40-vjeçarin

19:08, 13/08/2020
A+ Aa A-

Në kuadër të operacionit policor të koduar ”Krasta” për parandalimin dhe goditjen e kalimit të paligjshëm të kufirit është vënë në pranga një 40-vjeçar Elbasani.

Shtetasi me iniciale V.K u kap në flagrancë nga policia duke transportuar me mjetin e tij 34 sirianë dhe do t’i dërgonte në Kosovë në mënyrë të paligjshme.

”Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirian, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme”, informon policia.

Operacioni u finalizua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për venien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco