Arrestuan kosovarin se kishte vjedhur ‘Lamborghinin’ luksoz, ja përgjigja që erdhi nga Interpoli

Arrestuan kosovarin se kishte vjedhur ‘Lamborghinin’ luksoz, ja përgjigja që erdhi nga Interpoli

17:52, 13/08/2020
A+ Aa A-

Një i ri nga Kosova është arrestuar nga policia në Kukës më 27 korrik, pasi dyshohej se automjeti tip Lamborghini rezultonte i vjedhur në Itali.

Ai akuzohet për trafikim të mjeteve motorike.

Megjithatë, pas dërgimit të letërporosive nga ana e autoriteteve shqiptare më 4 gusht drejt Interpol Romës dhe zyrave qendrore të Interpolit në Bazel, rezultoi se automjeti nuk ishte i vjedhur, bën me dije “Neës 24”.

36 vjeçari nga Kosova, Labinot Ramadani e zotëronte makinën e shtrenjtë me dokumente të rregullta. Materiali i është përcjellë Prokurorisë së Kukësit.

Policia thoshte atë ditë se super-makina “Lamborghini Gallardo” dyshohej e vjedhur në Itali 9 vite më parë. Kosovari që e zotëronte makinën jeton në Zvicër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

KS13/08/2020 22:31

Rilindja i ka profesionista çunat e policise, pagujani dëmshpërblimin këtij djalit nga kosova dhe ti kërkoni falje mër plera. Kto paskan pas dyshime per mjetin se mos eshte i vjedhur, o policia Leshit shikojeni ne sistem dhe aty del ose eshte i vjedhur ose jo, me dyshime e karit ja paskeni prish pushimet atij djalit.

Shto koment

Denonco