Infermierja dëshmon për vetëvrasjen e 29-vjeçarit me COVID: Po merrja medikamentin kur ...

Infermierja dëshmon për vetëvrasjen e 29-vjeçarit me COVID: Po merrja medikamentin kur ...

14:25, 13/08/2020
A+ Aa A-

Efektivë të komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë marrë në pyetje disa pjesëtarë të stafit mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas ngjarjes së rëndë, që ndodhi mesnatën e sotme, ku 29 vjeçari Xhino Koça u hodh nga kati i 3 i godinës dhe si pasojë gjeti vdekjen.

Mes bluzave të bardha ka dëshmuar edhe infermierja që prej ditësh kishte ndjekur pacientin 29-vjeçar nga Durrësi, njofton Abcnews.

Burime pranë Policisë thanë se infermierja deklaroi se nuk ka vënë re ndonjë shqetësim nga i riu.

Ajo ka treguar më tej se kishte lëvizur nga dhoma për të marrë një medikament dhe kur ishte kthyer kishte parë dritaren e hapur dhe menjëherë kishte lajmëruar kolegët e saj.

Më herët, përmes një reagimi, spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” konfirmoi se i riu ishte me COVID-19 dhe po trajtohej prej 4 ditësh, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco