Vetëvrasja e 29-vjeçarit/ Reagon spitali 'Shefqet Ndroqi': Kishte 4 ditë nën kurim, po hetohet…

Vetëvrasja e 29-vjeçarit/ Reagon spitali 'Shefqet Ndroqi': Kishte 4 ditë nën kurim, po hetohet…

11:50, 13/08/2020
A+ Aa A-

Ka ardhur edhe reagimi i spitalit, “Shefqet Ndroqi” për ngjarjen e rëndë që është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në ambientet e tij, kur 29- vjeçari Xhino Koca u hodh nga kati i tretë duke gjetur vdekjen.

Sipas këtij njoftimi zyrtarë, Koca, kishte 4 ditë që po trajtohej në këtë spital dhe gjendja shëndetësore shfaqej e stabilizuar. Gjithashtu njoftohet se arsyet e këtij akti fatal, po hetohen nga organet përkatëse.

“Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tone”, është njoftimi i plotë për këtë rast tragjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco