Plas sherri mes dy grave në Fier, njëra bëhet për në spital

Plas sherri mes dy grave në Fier, njëra bëhet për në spital

11:07, 13/08/2020
A+ Aa A-

Një sherr mes dy grave në Fier ka çuar në plagosjen e rëndë të njërës prej tyre, dhe në prangosjen e tjetrës nga ana e Policisë.

Mësohet se pas një sherri për motive të dobëta 46-vjeçarja me inicialet F.N ka qëlluar me gurë në kokë shtetasen D.K, e cila është dërguar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasen F. N., 46 vjeçe, banuese në Hasturkas, Fier, pasi në fshatin Hasturkas, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta (gurë), shtetasen D. K., 56 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco