U hodh nga kati i tretë/ Zbulohet identiteti i të riut që vrau veten te Sanatoriumi

U hodh nga kati i tretë/ Zbulohet identiteti i të riut që vrau veten te Sanatoriumi

10:40, 13/08/2020
A+ Aa A-

Mëngjesi i kësaj të enjteje ka regjistruar një ngjarje tragjike. Një 29-vjeçar i infektuar me COVID-19 është vetëhedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh!

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orësh 04:30 të mëngjesit të sotëm, kurse viktima është identifikuar si Xhino Koca. 

29-vjeçari kishte pasur përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore nga COVID-i, por dyshohet se ishte mund të jetë rënduar psikologjikisht, çka mendohet se është bërë shkak që ai të ndërmerrte këtë akt të rëndë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton policia. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco