VIDEO/ Vajza filmohet teksa jep para te Sanatoriumi, dëshmia: Çdo infermieri 50 mijë lekë në ditë

VIDEO/ Vajza filmohet teksa jep para te Sanatoriumi, dëshmia: Çdo infermieri 50 mijë lekë në ditë

09:48, 13/08/2020
A+ Aa A-

Spitali “Shefqet Ndroqi” është i tejmbushur me mbi 200 pacìentë të shtruar me Covid-19, ndërsa familjarët e tyre kanë ankesa për mënyrën si po trajtohen të afërmit e tyre. Së fundmi, një qytetar denoncon korrupsionin me infèrmierët, ai thotë për “TvT” se i paguan ata nga 50 mijë lekë të vjetra në ditë, për t’i shërbyer babait të tij.

Në momentin e intervistës, ai sapo ka blerë me paratë e veta edhe një pajisje, për të cilën thotë se ka kushtuar 1,500 euro dhe kryen funksionin e respìratorit.

“Duhet marrë vetë aparatura. Filtron ajrin, kushton 1500 euro. Màskën e kam blerë 200 euro, nuk e dimë nëse do të përdoret vetëm për prindërit tonë, nuk kemi garanci, nuk kemi fare besim. Ju çojmë ushqime, nuk dhe nuk i ushqejnë. Nuk marrin vitaminat e duhura. I paguajmë, çdo infèrmiere 50 mijë lekë, dig, dig, dig…”, thonë dy familjarët.

E ndërsa kamera filmon, në derën e spìtalit dallohet një vajzë e re që nga portofoli nxjerr një kartëmonedhë dhe ia jep një personi që ndodhet në pjesën e brendshme. Ashtu siç aludon kronika në fjalë “fatin për t’u dërguar ushqim familjarëve e kanë vetëm ata që paguajnë si në recepsionet e hoteleve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 18/08/2020 14:41

o zot imadh na ruaj nga jeto qelbesira,qe te qeveria dhe deri te mjeku na rrjepen ,o zot mos te semuremi se na mbyten

Shto koment

Denonco