Kthehej nga Brukseli për pushime, arrestohet në Muriqan vlonjati i kërkuar nga Interpoli

Kthehej nga Brukseli për pushime, arrestohet në Muriqan vlonjati i kërkuar nga Interpoli

08:57, 13/08/2020
A+ Aa A-

Elton Isufi ose Mateo Mateo, 44 vjeç nga Vlora, është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit si i kërkuar nga Interpoli. Burri nga Vlora u vu në pranga për llogari të drejtësisë italiane.

Falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Policisë Kufitare, Policisë së Shkodrës dhe Interpol Tiranës, u mësua se ai ishte i dënuar me 11 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi ndodhi kur Policia Kufitare në Muriqan e kaloi për intervistim të hollësishëm  shtetasin nga Vlora.

Pas intervistimit të hollësishëm nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Policisë së Shkodrës, rezultoi se shtetasi Elton Isufi alias Mateo Meto, 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po kthehej nga Brukseli për në Vlorë, ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

 Gjykata e Apelit në Bari, në vitin 2014 e kishte dënuar me 11 vjet burg, për veprat penale "Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve" parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Dosja e tij do t’i kalojë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco