Hidhet nga kati i tretë i Sanatoriumit, 29-vjeçari me COVID dhe vdes në vend

Hidhet nga kati i tretë i Sanatoriumit, 29-vjeçari me COVID dhe vdes në vend

08:15, 13/08/2020
A+ Aa A-

Një 29-vjeçar i sëmurë me COVID-19 është hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, spitali “Shefqet Ndroqi” dhe ka ndërruar jetë në vend. I riu ka inicialet Xh.K dhe ishte konfirmuar pozitiv me sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi. Ngjarja ka ndodhur në orën 4:30 të ditës së sotme.

Xh.K ishte duke u kuruar me terapi dhe serume në këtë spital, ku janë shtruar rreth 200 pacientë me sëmundje të rënda të mushkrive e ndër ta edhe me koronavirus.

Policia njoftoi se ka nisur hetimet për rastin: "Më datë 13.8.2020, rreth orës 4:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Pòlicisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes," thuhet në njoftimin zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco