Aksident i shumëfishtë/ Përplasen 4 automjete, njëri prej tyre përmbyset në rrugë

Aksident i shumëfishtë/ Përplasen 4 automjete, njëri prej tyre përmbyset në rrugë

19:25, 12/08/2020
A+ Aa A-

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident i shumëfishtë në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, ku katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Njëra prej tyre është rrotulluar disa herë në rrugë, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Pranë automjetit të përmbysur duket edhe një bluzë e cila dyshohet se i përket personave që kanë qenë brenda në automjet në momentin e aksidentit, raporton abcnews.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco