U ekstradua sot në Itali/ Kush është 30-vjeçari që la 4 të plagosur gjatë ndjekjes së tij

U ekstradua sot në Itali/ Kush është 30-vjeçari që la 4 të plagosur gjatë ndjekjes së tij

19:08, 12/08/2020
A+ Aa A-

Policia italiane arrestoi më 24 nëntor 2015, në qytetin e Peskarës shqiptarin 30-vjeçar, Renuar Nikolli.

Ky i fundit u akuzua për vjedhje dhe për tentativë vrasjeje.

Gjatë ndjekjes për kapjen e tij, në atë kohë 25-vjeçari Nikolli shkaktoi 8 aksidente duke lënë të plagosur 4 persona.

Kapja e tij u bë e mundur vetëm me anë të përdorimit të armës së zjarrit ku policia qëlloi 7 herë në mjetin e tij duke i dëmtuar gomat.

Në makinën e Renuar Nikollit, tip ‘Mercedez Benz’ i vjedhur, u gjetën mjete që ai kishte përdorur për vjedhjen e disa banesave në zonën Pianella të qytetit të Peskarës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco