Lajmi i fundit

Sulmi i Ramës ndaj RAI-3, i përgjigjet drejtuesi i ‘Report’: Gjithçka që thamë është në letra

Çmenduri në Gjendjen Civile në Sarandë, njerëzit nuk pyesin për koronavirus. Shikoni çfarë ndodh

Çmenduri në Gjendjen Civile në Sarandë, njerëzit nuk pyesin për koronavirus. Shikoni çfarë ndodh

17:16, 12/08/2020
A+ Aa A-

Në kulmin e pandemisë, kur numri I të infektuarve rritet nga dita në ditë, duke se njerëzit e kanë pothuajse plotësish nivelin e masave mbrojtëse. Këto më poshtë janë pamjet që vijnë nga Gjendja Civile në Sarandë. Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga Syri Tv, njerëzit jo vetëm që nuk respektojnë distancimin social, pro qëndrojnë pranë njëri-tjetrit pa maska mbrojtëse.

‘Kaos e në rrezik nga COVID-19…Rradhë të gjata dhe pritje për orë të tëra tek pasaportat në Sarandë…SARANDE:

Kaos e në rrezik nga COVID-19, rradhë të gjata dhe pritje për orë të tëra për të aplikuar për pasaportë. Kjo është pamja me të cilën përballesh pothuajse çdo dite tek zyrat e Aleat në Sarandë.

Qytetarë të shumtë, pa distancimin  fizik madje një pjesë e mirë e tyre pa maskë, prisnin për marrjen e pasaportave. Përveçse qytetarë të Sarandës kishte nga ata që kanë ardhur nga Greqia enkas për të aplikuar për pasaportën.  Kam ardhur nga Greqia për të aplikuar për pasaportën. Kam paguar për ta marrë urgjent, por asgjë deri tani.

-Nuk jam këtu për vete por për një njeriun tim. Kam shumë që e pres’

Në qytetin e Sarandës funksionon vetëm një zyrë ku aplikohet për pasaportë dhe kartë identiteti. Dhe kjo zyrë me përmasa tepër të vogla, me një sipërfaqe 3x3, ku edhe vetë specalistët që  punojnë këtu e kanë shumë të vështirë sherbimin ndaj qytetarëve.  Nëse do të kishte edhe një tjetër zyrë aplikimi dhe me kushte sipërfaqeje normale, atëherë situata do të ishte krejt ndryshe.’-raporton korespodenti i Syri Tv në këtë qytet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco