Makina del nga rruga dhe kthehet përmbys, vdes një person

Makina del nga rruga dhe kthehet përmbys, vdes një person

15:06, 12/08/2020
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ka ndodhur para pak momentesh në autostradën e Kukësit. Si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Dy persona të tjerë janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ende nuk bëhet e ditur arsyeja e aksidentit dhe në pamje duket se mjeti është përmbysur në mes të rrugës.

Kukës/informacion paraprak

Në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar.

Si dhe janë dëmtuar dy shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmë mjeksore

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco