Vërshim shqiptarësh në Kakavijë, dorëzohen doganierët grekë: Nuk i përballojmë dot!

Vërshim shqiptarësh në Kakavijë, dorëzohen doganierët grekë: Nuk i përballojmë dot!

13:52, 12/08/2020
A+ Aa A-

Mijëra qytetarë shqiptarë rezidentë në Greqi, të cilët kërkojnë të kthehen pas pushimeve, kanë bërë që autoritet greke të pezullojnë punën.

Mësohet se ditën e sotme si pasojë e numrit të qytetarëve dhe radhëve të gjata të makinave që shkojnë deri në 2 kilometra është paralizuar kalimi, pasi drejtuesit e doganës greke kanë deklaruar se me personelin që kanë në dispozicion, nuk po e përballon dot fluksin gjithmonë në rritje.

Vonesat janë shtuar së fundmi, pasi qeveria greke vendosi që të bëjë me detyrim tamponin e COVID-19 në kufi, për këdo që futet në vendin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco