Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Revoltë dhe panik te COVID 2: 'Nëse duan lek të thonë, babai votoi Ramën ja ku po e vrasin…'

Revoltë dhe panik te COVID 2: 'Nëse duan lek të thonë, babai votoi Ramën ja ku po e vrasin…'

13:40, 12/08/2020
A+ Aa A-

Të dëshpëruara, të pashpresa, dhe të revoltuara, dy motra  të cilat kanë ardhur me urgjencë nga Franca, kërkojnë informacion për dy prindërit e tyre që janë të shtruar në spitalin 'Shefqet Ndroqi'. 

Në një prononcim për gazetaren e FaxNews, Fiona Çela, ato shprehen se nëna dhe babai janë shtruar 3 ditë dhe 2 ditë më parë, ndërsa deklarojnë se nuk iu është dhënë asnjë ndihmë mjekësore, dhe asnjë sqarim nga ana e mjekëve.

“Jam tu vdek, kam lënë 4 fëmijët rrugëve, nëse duan lekë të dalin dhe të thonë këtu. Babai im i ka dhënë votën Edi Ramës, dhe ja ku po vrasin. Ka tre ditë baba im këtu, ka 2 ditë nëna ime  këtu, për çfarë e bëjnë, duan lekë. Nuk kemi asnjë informacion, nuk na lënë që të komunikojnë as me telefon.

Të vijë kryeministri këtu, i kanë lënë prindërit si qen, babi ka temperaturë, është shumë i lodhur dhe nuk u shkon doktor, nuk u shkon njeri. Kemi 20 vite që jetojmë në Francë dhe kurrë nuk e kemi parë këtë situatë që është këtu, kur të më vdesë baba mua do më japin informacion, a është shtet ky o gocë?

Të më japin informacion për prindërit, do marr ambasadën franceze, janë të gjithë kurva këtu, nuk mendojnë se kanë prindër vetë, nuk del njeri të më thojë as gjendjen. Nuk i kanë bërë një serum babës sim, ia paguaj vetë ilaçet. Shkojnë rrinë nëpër kafe, tallin bythën, i lënë aty të vdesin.

Do lekë, do jap edhe lekë, vetëm më shpëtoni prindërit, janë mjekët më të degjeneruar në botë, si nuk më jep një njeri përgjigje, kush i përgjigjet babës sim, nuk e di nëse i ka marrë apo jo ushqimet”, shprehet një prej motrave.

Ndërkohë që në një bisedë përmes rrjeteve sociale trasnmetuar ekskluzivisht në Fax neës, babai i cili është brenda spitalit shprehet se askush nuk kujdeset për ta, dhe që nuk iu është bërë asnjë vizitë.

Ai dëgjohet duke rënkuar nga dhimbjet që ndien, ndërsa shton se askush nuk po kujdeset për ta.

‘Vijnë vërdallë dhe asnjë gjë nuk bëjnë, nuk shkoj dot në banjo, më thahet goja. Vijnë e pyesin dhe ikin. Sa vete në banjo, nuk dal dot. Obobo, o nënë o xhane o. Ik o ik se nuk flas dot”, shprehet i moshuari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Klara13/08/2020 02:00

Ju jeni bushtra mjeke criminelet si Edushi juash

Daj Jaku12/08/2020 15:16

Vazhdoni votoni Edvin Dramën, ju komunistët jeni të pandreqshëm, nuk doni as bukë, as ujë, as drita, as mjekime, mjafton të keni mirë "udhëheqësin" zullapin e rradhës të partisë. Prandaj nuk duhet të ankoheni, sepse ja keni bërë vehtes si edhe gjithë popullit që vazhdon vuan militantizmin tuaj.

Eda12/08/2020 14:40

Ne momentin qe je ne pandemi unfeksioni shume kontagioz, o popull do e kuptoni qe nuk mund te futeni ne spital. Gjendja e te semureve eshte e rende, prandaj duhet te ruheni. Mjekim specifik nuk ka. Dhe probabiliteti I vdekjes eshte shume I rritur. Mundesia qe te vuash eshte shume e madhe. Stafi mjekesor e infermieror eshte ai qe eshte. Nqs kerkoni sherbim me shtate yje, harrojeni. Ruajuni e mos I Shani mjeke e infermiere se jane njerez qe po rrezikojne koken e tyre, femijet e tyre, prinderit. Mos thoni kjo eshte Puna e tyre, se te punuarit ne kete lloj semundjeje Jo nuk eshte Puna e tyre. Mund te mos vine ne Pune, sic kane filluar shume te terhiqen. Cdo beni? Kush do ndihmoje pastaj sadopak? E di pse vazhdojne e punojne se kjo eshte ajo qe dine te bejne e si lene dot pa I ndihmuar. Mos Shani e mos I acaroni me shume se njerez Jane e me keq beni. Perulesia para tyre e besimi ju jep me shume shanse mbijetese. Perulesi e respekt, e ndoshta ju shkon me mire.

Shto koment

Denonco