Terrori në Pogradec/ Ja VIDEO e sulmit të dytë mbi hotel

Terrori në Pogradec/ Ja VIDEO e sulmit të dytë mbi hotel

11:12, 12/08/2020
A+ Aa A-

Syri TV ka siguruar videon e sulmit të dytë mbi hotelin në Tushemisht. Hoteli u sulmua dy herë më 1 gusht dhe më 8 gusht.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar Ilir Berberin, 52 vjeç, banues në Pogradec, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe sigurisë publike.

Po ashtu janë arrestuar edhe Ilir Meçolli, 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhia, 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ilir Berberi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe IEVP gjatë kryerjes së detyrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco