Operacion i RENEA në Pogradec: rrethohet dhe kapet i rrezikshmi, i dyshuar edhe për vrasjen e kryekomisarit

Operacion i RENEA në Pogradec: rrethohet dhe kapet i rrezikshmi, i dyshuar edhe për vrasjen e kryekomisarit

08:44, 12/08/2020
A+ Aa A-

RENEA ka zhvilluar një operacion në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qafë-Plloçe të Pogradecit për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Ilir Berberi, 52 vjeç, i dyshuar së fundmi edhe për sulmin me armë ndaj një hoteli në Tushemisht.

Policia e zbuloi dhe e rrethoi në pyllin e fshatit Vërdovë në Pogradec, në një tendë që kishte ngritur, me armë zjarri, pistoletë dhe fishekë me vete.

Më heret Berberi ka qënë i dënuar për vjedhje, gjobëvënie dhe armembajtje pa leje. I hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit të Pogradecit Agron Gjyrezit.

Ilir Berberi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë 52-vjeçari ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe IEVP gjatë kryerjes së detyrës.

Gjithashtu ai dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me tre personat e mësipërm dhe disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M., si edhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco