Shqiptari arratiset nga muri 4 metra, përfundon në sallon flokësh

Shqiptari arratiset nga muri 4 metra, përfundon në sallon flokësh

22:23, 11/08/2020
A+ Aa A-

Tre të dyshuar, rrezikojnë secili nga dy vite burg për kultivimin e një plantacioni kanabisi.

Lënda narkotike u zbulua në një shtëpi në Veldstraat në Kortrijk.

Plantacioni u zbulua më 14 maj të vitit të kaluar, pasi një fqinj u ankua për rrjedhjen e ujit.

Kur askush nuk hapi derën, burri nuk kishte zgjidhje tjetër përveç që të informonte policinë.

Me të hyrë brenda, agjentët hasën në një plantacion të rregulluar profesionalisht kanabisi me 380 bimë.

Një person ishte i pranishëm, por menjëherë u ngrit dhe iku nga pjesa e pasme e shtëpisë.

Ai u ngjit mbi një mur të gjatë rreth katër metra dhe përfundoi në një sallon flokësh, për t’u zhdukur më pas.

“Kishte tregues të korrjeve të mëparshme në të gjithë shtëpinë,” tha hetuesi. “Në shtëpi, emri i burrit që kishte shpëtuar u gjet në një valixhe”, shtoi ai.

Falë imazheve të kamerës ne ishim në gjendje të vizualizonim të dyshuarin, fqinji e njohu e menjëherë. Bëhet fjalë për një burrë 40 vjeçar shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht dhe më pas u arrestua në në Greqi në tetor dhe iu dorëzua autoriteteve belge.

ADN-ja e tij u gjet edhe në vende të ndryshme të shtëpisë. ADN-ja u gjet gjithashtu nga një burrë 41-vjeçar nga Blankenberge dhe një burrë tjetër 30-vjeçar. Vetëm shqiptari që është në qeli u paraqit në gjyq. “Unë nuk isha personi që ika gjatë bastisjes, isha në Shqipëri në atë kohë,” i tha burri gjykatësit.

 

“Unë kam qenë në Belgjikë për maksimum 10 ditë. Një burrë më çoi në shtëpi me një ofertë për të punuar në plantacion, por unë nuk pranova.

 

Të tre rrezikojnë një dënim me dy vjet burg, gjobë prej 8,000 euro dhe prokuroria po kërkon një shumë prej 332. 000 euro fitime kapitali që do të konfiskohen.

 

Nga ana e tij, Gaselwest po kërkon kompensim prej 116,000 EUR për energjinë elektrike e cila merrej ilegalisht. Vendimi përfundimtar do të jepet më 18 gusht.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco