EMRAT/ Aksidentoi për vdekje një grua në Kanada, ekstradohet shqiptari

EMRAT/ Aksidentoi për vdekje një grua në Kanada, ekstradohet shqiptari

15:42, 11/08/2020
A+ Aa A-

Ekstradohet nga Interpol Tirana drejt Kanadasë shtetasi shqiptar Erjon Kashari, 39 vjeç.

Policia bën me dije se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez.

Shqiptari kishte aksidentuar për vdekje 36-vjeçaren Christy Mahy. Ai u largua nga Kanadaja, por familja e viktimës luftoi që të siguronte ekstradimin dhe ngritjen e padisë ndaj tij.

Ky është ekstradimi i parë i Shqipërisë me Kanadanë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në vitin 2014, në Richmond, Kanada, ky shtetas, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Gjykata e British Columbia, Kanada, më datë 25.06.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin shqiptar E. K.

Ky shtetas është arrestuar në vendin tonë më datë 17.07.2019, me qellim ekstradimin drejt Kanadasë.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënë miratimin për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë të shtetasit E. K., i cili iu dorëzua oficerëve të policisë kanadeze në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco