Tiranë: rreh të fejuarën, qëllon prindërit, po kur iu vërsul dhe policit ...

Tiranë: rreh të fejuarën, qëllon prindërit, po kur iu vërsul dhe policit ...

09:54, 11/08/2020
A+ Aa A-

Një i ri në Kombinat të Tiranës, K.M.26 vjeç, ka goditur prindërit e tij dhe ka rrahur edhe të fejuarën në kulmin e nervave të tij. Pas gjithë asaj dhune që nuk ka pas të ndalur dhe zhurmës, në derë i ka trokitur Policia.

I riu, me agresivitet i është vërsulur edhe policit që i doli përballë, por me sa duket ky i fundit nuk qe aq tolerant sa njerëzit e familjes së tij. Pa një pa dy i ka vënë prangat dhe e ka dërguar në Komisariatin nr. 6 të Tiranë.

Kësisoj, ndaj tij u shtuan akuzat, si për dhunë në familje, ashtu edhe ndaj policit në pengimin e detyrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco