U kapet me 205 kg kanabis/ Arrestohet 22 vjeçari shqiptar, shpallen në kërkim bashkëpunëtorët

U kapet me 205 kg kanabis/ Arrestohet 22 vjeçari shqiptar, shpallen në kërkim bashkëpunëtorët

22:01, 10/08/2020
A+ Aa A-

Një 22 vjeçar shqiptar u kapë me 205 kg kanabis në banesën e tij, në vendin e quajtur Kineta, 20 km në veri perëndim të Athinës.

Sasia lëndës narkotike ishte fshehur në magazinë të një vilë luksoze të cilën anëtarë të organizatës e kishin marrë me qera prej disa muajsh, sipas anti drogës Greke.

Autoritetet kishin informacion në rrugë operative,se në banesë gjendej sasi e madhe narkotikësh, e importuar nga shqipëria,e cila kishte destinacion tregun vendas të narkotikëve, shkruajnë mediat greke.

Gjatë operacionit u bë i mundur bllokimi i sasisë së lëndës narkotike prej 205.4 kg,disa pajisje gps tracker si dhe një peshore elektronike.

22 vjeçari i arrestuar u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas të tjerë nga Shqipëria, anëtarë të së njëjtës organizatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco