Detaje/ Përleshen në kafene me njëri tjetrin, shqiptari i shkon në shtëpi dhe i plagos gruan me shkop

Detaje/ Përleshen në kafene me njëri tjetrin, shqiptari i shkon në shtëpi dhe i plagos gruan me shkop

21:19, 10/08/2020

Gjatë ditës së sotme, dy burra me origjinë shqiptare u përleshën dhunshëm midis tyre  në një kafene në Heraklion në Lamia.

Ngjarja e rëndë filloi pas orës 15:00 të së dielës, teksa dy burrat po flisnin, një grindje e ashpër shpërtheu mes tyre, për një arsye të panjohura deri më tani.

Njëri prej tyre madje njoftoi vëllezërit e tij, të cilët nxituan të vinin në kafene, por pa mundur të qetësojnë situatën.  

Shqiptari i inatosur theu shishet e birrës dhe vazhdimisht kërcënonte bashkatdhetarin, ndërsa në të njëjtën kohë vëllezërit e tij u përpoqën më kot ta “qetësonin”.

Sidoqoftë, pak më vonë, burri la kafenenë në mllef dhe u nis për në zonën e Damasta, ku jeton shqiptari tjetër.

Aty, sipas informacioneve, ai shkoi në shtëpinë e tij dhe kërkoi gruan, të cilën nuk ngurroi ta godiste në kokë me një copë druri.

“Ai shkoi në shtëpi dhe e goditi gruan time me shkop, tani EKAB po e çon atë në spital” , tha burri i saj, disa minuta pas incidentit në një stacion karburanti lokal, ku ai bisedoi me banorët e frikësuar që e pyetën se çfarë kishte ndodhur.

“Ne pamë se kishte tension dhe se në një moment njëri prej tyre u largua dhe u nis për në Damasta. Ne nuk mund ta imagjinonim që ai të godiste gruan e tjetrit. Kishte tension, ata u kapën me duar… “theksoi një tjetër dëshmitar.

Ambulanca shkoi me shpejtësi për të marrë gruan e plagosur, e cila u transferua në spitalin lokal, ku iu dha ndihma e parë.

Sipas informacioneve, policia ka ndaluar autorin e krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco