Ishte duke u mbytur, varka e peshkimit e zbulon në gjendje të rëndë shëndetësore

Ishte duke u mbytur, varka e peshkimit e zbulon në gjendje të rëndë shëndetësore

19:26, 10/08/2020
A+ Aa A-

Një person ka rrezikuar seriozisht të mbytej ditën e sotme pranë ishullit të Sazanit.

Ai është gjendur rastësisht nga një varkë peshkimi që po kalonte në zone, në gjendje të rëndë për jetën.

Menjëherë personi është dërguar në portin e Vlorës, aty ku edhe ambulancat e kanë dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme.

Në këtë operacion është angazhuar dhe Roja Bregdetare pas sinjalizimit nga varka e peshkimit, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco