Rritet përsëri numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

Rritet përsëri numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

15:18, 10/08/2020
A+ Aa A-

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Vetëm në 24 orët e fundit, autoritetet raportojnë 14 viktima, duke e çuar në 341 numrin total të viktimave në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 506 testime, nga të cilat 172 janë konfirmuar si pozitiv me Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive është 10419, prej të cilave 4020 aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 114 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot në 6058.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ooooo10/08/2020 19:21

mjer per ket popull tash ikan licencuar edhe privat mej rjep per se gjalli ket popull. qaq ka vler nji qytetar ne kosov 20 euro ska shteti mej bae analizen.ooookuuukuuu per neve.qanaka gjet.dulem fare si komb krejt kanme iken .vallahi.

Shto koment

Denonco