Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Covid-19 hyn në Komisariatin e Policisë Kuçovë, infektohet Shefi i Rendit

Covid-19 hyn në Komisariatin e Policisë Kuçovë, infektohet Shefi i Rendit

15:15, 10/08/2020
A+ Aa A-

Covid-19 është futur edhe në Komisariatin e Policisë së qytetit të Kuçovës. Shefi i Rendit në këtë komisariat ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kjo ka shtuar frikën dhe panikun mes efektivëve të këtij komisariati, që janë në pritje të kryerjes së tamponit, ndërkohë që mësohet se gjendja shëndetësore e efektivit të infektuar është e mirë.

Burimet zyrtare të bashkisë së Kuçovë bëjnë me dije se, mëngjesin e sotëm, pas shfaqjes së rastit të parë me koronavirus në Komisariatin e Policisë Kuçovë, është kryer dezinfektimi i plotë i të gjitha ambjenteve të këtij komisariati.

Shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë së Kuçovës është një nga 6 rastet e konfirmuara zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë pasditen e djeshme në qarkun e Beratit, ndërkohë që 5 rastet e tjera (3 në Kuçovë dhe 2 në Berat) janë kontakte të rasteve të mëparshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco