Ja çfarë e shkaktoi vdekjen e 67-vjeçares. Lirohet djali i saj

Ja çfarë e shkaktoi vdekjen e 67-vjeçares. Lirohet djali i saj

11:27, 10/08/2020
A+ Aa A-

Mjekësia ligjore konstaton se vdekja e 67-vjeçares Veronika Ramadani në Laprakë, ka ardhur për shkaqe natyrale.

Pas daljes së autopsisë, policia ka liruar edhe djalin e saj, Julian Zisi, i ndaluar menjëherë pasi nëna u gjet e pajetë në banesë.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ku në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë, shtetasja V. R., 67 vjeçe, ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe nga ekspertimi mjeko-ligjor ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco