Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Shkarkohet për pasurinë gjykatësi që shpëtoi Dajtin nga burgu i përjetshëm

Shkarkohet për pasurinë gjykatësi që shpëtoi Dajtin nga burgu i përjetshëm

10:19, 10/08/2020
A+ Aa A-

Shkarkohet nga detyra gjykatësi Aleks Nikolli, një nga anëtarët e trupës që shpëtoi Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm. Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në procesin e vetingut, për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që përbëhej nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Lulzim Hamitaj anëtar, konstatoi se Nikolli kishte problem me pasurinë e tij, mungesë burimi të ardhurash të ligjshme dhe ngriti dyshimet se ai kishte kryer veprime fiktive në lidhje me këtë çështje, si në rastin e ndërtimit të shtëpie në Ishull Shëngjin të Lezhës, ku gjyqtari Aleksi rezulton si pronar i katit të dytë me sipërfaqe 147.8 m2.

Nikolli në 2019 u vu në hetim për korrupsion nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda për lehtësimin e dënimit që i bëri vrasësit të katër policëve, Dritan Dajtit. Mirëpo vendimi për shkarkimin e tij u mor vetëm për problemet me pasurimin.

Nikolli është diplomuar për drejtësi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe nga viti 2001 deri në vitin 2004, ka mbaruar studimet në shkollën e Magjistraturës.

Në vitin 2015, Nikolli ka marrë titullin “Doktor shkencash” në Universitetin Europian të Tiranës.

Nga viti 2004 deri në vitin 2016 ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe nga viti 2016 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Aleks Nikolli ishte pjesë e pesëshes së gjyqtarëve që i hoqën Dritan Dajtit, burgimin e përjetshëm, bashkë me Fuat Vjerdhën, Lindita Hoxhën, Petrit Aliajn dhe Skënder Daminin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco