EMRI/ Gruaja që u gjet e pajetë në banesë vuante nga skleroza, edhe djali kishte...

EMRI/ Gruaja që u gjet e pajetë në banesë vuante nga skleroza, edhe djali kishte...

09:04, 10/08/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në një banesë në Laprakë, ku shtetësja Veronika Ramadani, 67-vjeç u gjet e vdekur brenda banesës së saj.

Ndërsa policia ka shoqëruar djalin e saj, “BalkanWeb” raporton se 45 vjeçari Julian Zisi që u shoqërua për të sqaruar rrethanat e vdekjes së nënës së tij, është me probleme psikologjike dhe epileptik.

Po ashtu nëna e tij rezulton se vuante nga skleroza.

Familja kishte histori dhune pasi shpesh herë konfliktoheshin me njeri-tjetrin dhe ndërhynte policia.

Julian Zisi mësohet se mbahet ne polici prej pasdites se djeshme i shoqëruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco