Dasmat nuk ndalen, as gjobat: e pëson dhe pronari i lokalit në Fushë Krujë

Dasmat nuk ndalen, as gjobat: e pëson dhe pronari i lokalit në Fushë Krujë

08:43, 10/08/2020
A+ Aa A-

Pavarësisht nga gjobat 1 milionë lekë që po vendosen pothuajse përditë nga Policia e Shtetit, dasmat në vend nuk po ndalen.

Më i fundit që e ka pësuar është pronari i një lokali në Fushë Krujë, të cilin Policia e ka ndëshkuar me 1 milion lekë sapo ka konstatuar se dasmorët ishin ngjityur me njeri tjetrin sin ë tryezë dhe në valle e muzikë.

“Policia bëri të ditur se ai kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administrator shtetasin I. T., shërbimet e Policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

B.SH10/08/2020 22:56

Na cate tr... me keto budallalliqe gjoba...distanc..maske(koha e maskarenjve)...Ne Belgjik i ngordhen me dru policat...Te poshtrit,nuk kan vertet hallin qe te mos ngjitet koronaleshi...por duan si e si te vene gjoba

Shto koment

Denonco