Përfundon ekspertimi i gruas së vdekur në Laprakë, Policia merr në pyetje të birin

Përfundon ekspertimi i gruas së vdekur në Laprakë, Policia merr në pyetje të birin

08:09, 10/08/2020
A+ Aa A-

Ekspertiza mjeko-ligjore mbi trupin e një gruaje 67-vjeçare nga Lapraka ka treguar se mbi të nuk është ushtruar dhunë. Megjithatë, Policia njoftoi se ka marrë në pyetje të birin e 67-vjeçares V.R. që u gjend e vdekur në shtëpinë e saj në Laprakë në rrugën “Gjon Kastrioti”.

E ndjera jetonte  vetëm me djalin 45 vjeç J.Z, ndaj Policia ka marrë në pyetje këtë të fundit për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Në njoftimin zyrtar lëshuar mëngjesin e së hënës, Policia bëri të ditur se:

Në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë shtetasia V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin e saj.

Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Shtetasi J.Z., 45 vjeç (djali viktimës) u shoqërua në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco