Shqiptari grindet me gruan, bie nga ballkoni

Shqiptari grindet me gruan, bie nga ballkoni

23:34, 09/08/2020

Një burrë me origjinë shqiptare përfundon në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

“La Repubblica” shkruan se 46 vjeçari ka rënë nga një ballkon rreth 4 metra të lartë, pas debatit me bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur natën e shkuar pak para orës 1.00, ku shqiptari ishte në banesë me gruan dhe vajzën në Andorno Micca në Biellese të Italisë.

Në gjendje të alkoolizuar, ai filloi të grindej dhunshëm me gruan duke bërë shkatërrime të orendive.

Ai theu disa pjesë të mobiljeve, pastaj xhamat dhe në fund kur mbërritën karabinierët, u mbyll në një dhomë.

Në atë moment, me siguri në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit, duke jetuar në katin e dytë, ai shkoi në ballkon ku rrëshqiti dhe ra.

Shqiptari u dërgua në spitalin Biella, ku ruhet nga karabinierët, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco