Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Arrestohet autori, goditi babë e bir pasi makina e tyre u përplas me biçikletën e tij

Arrestohet autori, goditi babë e bir pasi makina e tyre u përplas me biçikletën e tij

22:47, 09/08/2020
A+ Aa A-

Është zbardhur ngjarja e ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, ku babë e bir, Shefqet dhe Alban Stafuka, u goditën me thikë.

Mësohet se personi që i ka plagosur ëshë një person me probleme të shëndetit mendor.

Ky i fundit është arrestuar nga policia pak minuta më parë.

Ai është banor i zonës së Urës se Gjoles, dhe sherri mësohet se ka ndodhur për motive banale ndryshe nga sa u tha se kishim të bënim me një pritë të organizuar.

Autori rreth 35 vjec ka goditur me thikë pas një sherri të ndodhur nga përplasja e makinës së viktimave me biçikletën e tij.

Fushë Krujë

Kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i ngjarjes ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Sh.S., dhe A.S

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë,  si rezultat i reagimit në kohë, kryerjes së veprimeve të shpejta e profesionale, rrethimit dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e  shtetasin E.H., 35 vjeç, i cili më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Gjolës, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë),  shtetasit Sh.S., dhe A.S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E.H pasi plagosi babë e bir u largua  me biçikletë, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  thika dhe biçikleta me të cilën autori u largua.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco