Virusi jashtë kontrollit/ 136 raste të reja, ja si zgjerohet harta në mbarë vendin

Virusi jashtë kontrollit/ 136 raste të reja, ja si zgjerohet harta në mbarë vendin

16:26, 09/08/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit. Nga 561 testime të kryera, janë konfirmuar 136 raste të reja, ndërsa numri i të shëruarve gjatë ditës së fundit është 74. Ministria tha se 112 persona janë të shtruar në spital, 18 në terapi intensive, 3 të intubuar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ku 136 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342, që nga fillimi i epidemisë. Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë mbi 1 mijë persona aktivë me Covid-19, që janë në banesë.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. Në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, ka ndërruar jetë artisti 53-vjeçar nga Tirana. Gjithashtu dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 61-vjeçar nga Tirana, një 62-vjeçar nga Durrësi, një 76-vjeçar nga Tirana, një 77-vjeçar nga Pogradeci, një 87-vjeçare nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Nisur nga fakti se janë vënë re raste të shtuara që lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (9 gusht 2020)
Testime totale- 45942
Raste pozitive- 6411
Raste të shëruara- 3342
Raste aktive- 2870
Humbje jete 199 (Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë- 1589
Durrës- 361
Shkodër- 249
Fier- 116
Vlorë- 110
Kukës- 94
Lezhë- 92
Korçë- 82
Elbasan- 66
Berat- 45
Dibër- 35
Gjirokastër- 31

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Don Gerdi09/08/2020 17:44

Marshalla, e ka vendos perpara shteti virusin, askush nuk del me fol nje fjale, ja ka shkerdhyer ropt Sorosi politikaneve tone, as me e shajte covid -19 nuk I lejon.

Shto koment

Denonco