Kosova nuk gjen qetësi, 188 raste të reja me Covid-19, humbin jetën 12 pacientë

Kosova nuk gjen qetësi, 188 raste të reja me Covid-19, humbin jetën 12 pacientë

15:27, 09/08/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 188 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, ndërsa 12 pacientë kanë ndërruar jetë.

Sipas Institutit Kombëtar te Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë kryer 462 testime, ndërsa numri total i rasteve të konfirmuara pozitivë ka shkuar 10.247 raste.

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 327 pacientë prej Covid-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 188 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco