Vrasja në Shkodër/ Gjendet një mjet i djegur, ja pista ku po hetohet

Vrasja në Shkodër/ Gjendet një mjet i djegur, ja pista ku po hetohet

09:41, 09/08/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja  e rëndë që u regjistrua sot në bashkinë  e Veut të Dejës, ku 27-vjeçari Gjin Ndoji u gjet i vrarë në rrugë me një plumb në kokë.

Sipas “News24” dyshohet se ai është ekzekutuar për gjakmarrje, pasi viktima rezulton me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit.

Trupi i të riut u gjet pak metra larg mjetit të tij, tip “BMW”, që e kishte marrë me qira para disa ditësh.

Në vendngjarje policia gjeti katër gëzhoja kallashnikovi, ndërsa rreth një kilometër larg u gjet një automjet i shkrumbuar, që dyshohet se është përdorur nga autori, apo autorët.

Policia ka rrethuar zonën dhe po heton për ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco