VIDEOLAJM/ U ekzekutua pranë makinës luksoze BMW, viktima njihej me dy emra

VIDEOLAJM/ U ekzekutua pranë makinës luksoze BMW, viktima njihej me dy emra

09:07, 09/08/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rendë është regjistruar në fshatin Shkjezë të Bashkisë Vau i Dejës.

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në rrugë me plagë në pjesën e kokës. Sipas burimeve viktima është Gjin Ndoji i moshës 27 vjeç, teksa trupi i tij i pajetë është gjetur rreth orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të diele.

Gjin Ndoji kishte ndërruar mbiemrin. Ai rezulton me dy mbiemra, Gjin Ndoji dhe Gjin Boriçi. Ai u gjet pranë një makine luksoze BMW.

Vau i Dejës, Shkodër/ informacion paraprak

Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar  i pajetë, shtetasi Gj. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco