Babai i 15-vjeçares: Vajzën e gjeta vetë, nuk më ndihmoi policia

Babai i 15-vjeçares: Vajzën e gjeta vetë, nuk më ndihmoi policia

08:39, 09/08/2020
A+ Aa A-

Gjendet pas tre ditësh 15-vjeçarja nga Vlora, Argita Liço. E mitura u gjet në një shtëpi të braktisur në zonën e Fushë Krujës.

I kontaktuar nga ABC News, babai vajzës, Miklovan Liço theksoi se të miturën e gjeti vetë duke marrë informacione nga shoqet e saj dhe nuk ka patur ndihmë nga policia në këtë drejtim.

“E gjeta vetë vajzën dhe nuk mori përsipër askush nga policia për të më ndihmuar. Kishin marrë vetëm kamerat e sigurisë së hotelit në Lushnje dhe asgjë më shumë.

Më ndihmoi një grua për të gjetur vajzën në Fushë Krujë, askush tjetër. Ajo gruaja në Fushë Krujë më ndihmoi shumë.

Informacionin se vajza ishte në Fushë Krujë ma dha një vajzë nga Vlora dhe e kam gjetur vajzën me forcat e mia", u shpreh ai duke theksuar se nuk e ka ende të qartë shkakun se përse vajza u largua nga shtëpia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardian Balla09/08/2020 09:03

Policija eshte e agazhuar te mroj kultivuesit e kanadisit e jote problem Evergjente si rrembimeve te femijeve tan.

Shto koment

Denonco