I riu plagoset rëndë në punë, transportohet me urgjencë drejt Tiranës

I riu plagoset rëndë në punë, transportohet me urgjencë drejt Tiranës

19:37, 08/08/2020
A+ Aa A-

Një person mësohet se ka mbetur i plagosur në një kantier ndërtimi rrugor në aksin Gusmar-Kuç.

Sipas Policisë, A.K, 32 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ndërkohë që po transportohet me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.  

Tepelenë/ Informacion paraprak.

Rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marë ndihmë mjeksore shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është dëmtuar gjatë punës, pasi ishte i punësuar nga një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.

Shtetasi i mësipërm u transportua për në  spitalin e Traumës, Tiranë për mjekim më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco