Shpërthen virusi në Elbasan/ Ja si paraqitet situata në spitale

Shpërthen virusi në Elbasan/ Ja si paraqitet situata në spitale

16:45, 08/08/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 124 raste të reja me koronavirus dhe 4 humbje jete. Nga të dhënat e publikuara vihet re shifra e lartë në Elbasan, ku janë konfirmuar 19 raste pozitive me koronavirus.

Kështu Elbasani ka arritur rekordin me rastet e reja brenda pak orësh, si asnjëherë më parë.

Ndërkaq, kryeqyteti vijon të jetë vatra e nxehtë e përhapjes së virusit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë janë konfirmuar 33 raste.

Edhe situata në spitale mbetet e rënduar. 

"Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.  Ndërkohë që në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse," raporton MSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

KS09/08/2020 04:11

Me që shpërthen virusi në Elbasan të gjithë Elbasanllinjt të shkojnë në Kavajë të marin kurën e virusit.????????

Shto koment

Denonco