Koronavirusi në çdo cep të vendit/ 124 raste të reja, ja harta

Koronavirusi në çdo cep të vendit/ 124 raste të reja, ja harta

16:35, 08/08/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 4 persona të tjerë kanë humbur jetën ndërsa 124 janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ku 124 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid-19.

DEKLARATA E PLOTE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ku 124 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid-19. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268, që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë rreth 1600 mjekë familjeje në të gjithë vendin po ndjekin personat aktivë me Covid-19, që janë në banesë. 

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.  Ndërkohë që në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar -dot betejën me sëmundjen një 76-vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50-vjeçar; një 75-vjeçar dhe një 76-vjeçar.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
Një apel edhe për qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura. 
Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.
Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid-19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid-19.

COVID-19 – Statistika (8 gusht 2020)
Testime totale-45381
Raste pozitive-6275
Raste të shëruara-3268
Raste aktive-2814
Humbje jete-193 (Qarku Tiranë 94, Shkodër 32, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë- 1572
Durrës- 354
Shkodër- 238
Fier- 105
Vlorë- 102
Kukës- 96
Lezhë- 91
Korçë- 84
Elbasan- 64
Berat- 44 
Dibër- 34
Gjirokastër- 30

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco