Vranë 'për nder' taksistin, Gjykata jep vendimin për dy vëllezërit nga Preza

Vranë 'për nder' taksistin, Gjykata jep vendimin për dy vëllezërit nga Preza

13:53, 08/08/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës cakton arrest në burg për dy vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera të dyshuar për vrasjen e 71 vjeçarit Abdulla Budlla në Fushë Prezë. Vetë autorët e kanë pranuar krimin e kryer, duke thënë se e kishin vrarë taksistin për shkak se ai kishte një lidhje jashtëmartesore me nënën e tyre.

Saimir Shera është shprehur se mes Budllës dhe nënës së tij ka pasur një lidhje dhe prej fjalëve që qarkullonin në fshat ishte detyruar të largohej nga Shqipëria.

“Vrasjen e bëra unë. Vëllai më ndihmoi vetëm me transportin. Nuk mund të duroja më. Gjithë fshati e dinte për lidhjen e nënës sime me Abdullain. Prej vitesh fjalët qarkullonin në fshat. Kam ikur nga Shqipëria prej fjalëve”, ka dëshmuar ai.

Më vonë i riu është kthyer në Shqipëri dhe është zhvendosur në një shtëpi më vete. Sipas dëshmisë, kryerja e vrasjes është bërë momenti kur ka mësuar se Budlla i ka ngacmuar edhe motrën.

Shera është shprehur se kallashnikovin që ka përdorur në krim e ka pasur të fshehur që prej vitit 1997. Pasi ka njoftuar të vëllain që ta merrte me makinë, ka shkuar tek vendqëndrimi i taksive tek Lapidari në Fushë-Prezë dhe e ka qëlluar 71-vjeçarin disa herë. Shera pretendon se më pas është larguar drejt Fushë-Krujës, ndërsa armën e ka hedhur në një kamion me skrap.

“Pak ditë më parë mora vesh që Abdullai kishte ngacmuar dhe motrën dhe nuk durova më. Mora kallashnikovin që e kisha të fshehur që në 1997 njoftova vëllain të vinte me makinë dhe sapo e pashë Abdullain tek vendqëndrimi i taksive tek “Labidari” e qëllova. Pas krimit u largova në Fushë-Krujë. Rrugës pashë një kamion me skrap dhe e hodha armën aty”, ka thënë Saimir Shera.

Abdulla Budlla u vra në Fushë-Prezë më 3 Gusht. Për këtë ngjarje janë vënë në pranga vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera. Viktima ishte baba i 4 fëmijëve, 3 djem dhe 1 vajzë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco