Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Rihapet konkursi për punësim infermierësh në `shtet`, ja afatet e aplikimit

Rihapet konkursi për punësim infermierësh në `shtet`, ja afatet e aplikimit

13:36, 08/08/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është rihapur konkurrimi, për rekrutim të infermierëve të rinj në sistemin e shëndetësisë.

Me këtë rast ftohen të gjithë infermierët e licencuar që të aplikojnë në platformën online, për të fituar me meritë vendin e punës në sistemin shëndetësor publik.

“Kjo shpallje bëhet vetëm për profesionin infermier, në vijim të shpalljes së muajit janar 2020 me qëllim përfshirjen në listat e pritjes të të gjithë infermierëve që dëshirojnë të punësohen në strukturat shëndetësore publike. Kandidatët të cilët kanë aplikuar dhe janë kualifikuar për fazën e dytë të konkurrimit që në muajin shkurt 2020, nuk duhet të riaplikojnë Aplikimi do të kryhet në platformën on-line “Infermier për Shqipërinë” si dhe një kopje e dokumenteve, kandidatët do ta dërgojnë me postë ose dorazi në Drejtoritë Rajonale të OSHKSH ku kandidati zgjedh të aplikojë. Kandidatët mund të aplikojnë vetëm në një drejtori rajonale, brenda së cilës mund të përzgjedhin deri në tre NJVKSH, në profilin infermier”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu njoftohet se afati për aplikim për kandidatët e rinj është deri me datë 15.08.2020.

 “Testimi i informatizuar për aplikantët që tashmë janë kualifikuar për fazën e dytë që në muajin shkurt si dhe për aplikantët e rinj (profili infermier) parashikohet të jetë në muajin Shtator 2020”, thuhet në njoftimin e MSH.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco