Zona e Drimadhes mbetet pa drita, ja çfarë sqaron OSSHE

Zona e Drimadhes mbetet pa drita, ja çfarë sqaron OSSHE

13:17, 08/08/2020
A+ Aa A-

Pikërisht ditën e shtunë kur mjaft pushues shkojnë edhe nga kryeqyteti, zona e Drimadhesit në plazhin e Dhërmiut ka mbetur pa energji elektrike.

OSHEE bën me dije se, defekti ka ardhur për shkak se një subjekt privat ka dëmtuar rrjetin e tensionit të mesëm.
Brigada e emergjencës po punon për riparimin e avarisë dhe rikthimin e energjisë elektrike.
“Një pjesë e zonës në Drimadhes (Dhërmi) është pa energji elektrike, pasi një subjekt privat dëmtoi rrjetin e tensionit të mesëm. Aktualisht, në terren ndodhet brigada e emergjencës për riparimin e avarisë”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco