Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Dritan Dajti mund të dalë vitin tjetër nga burgu, zbardhet skema mafioze me Vettingun

Dritan Dajti mund të dalë vitin tjetër nga burgu, zbardhet skema mafioze me Vettingun

10:56, 08/08/2020
A+ Aa A-

Edhe gazetarja e njohur e kronikës  Anila Hoxha ka kujtuar sot përvjetorin e vrasjes së katër dëshmorëve të policisë Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj dhe Samir Duçkollari, të vrarë nga Dritan Dajti më 7 gusht 2009 pranë plazhit Iliria në Durrës.

Por sipas gazetares, të gjithë, përveç datës kur ata u vranë duhet të kujtojnë edhe datat kur ata u rivranë dhe do të rivriten në vazhdim, duke çuar autorin Dajti drejt lirimit.

Nëpërmjet fakteve Anila Hoxha tregon një skemë të mirë-organizuar brenda organeve të Vettingut ku të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e çështjes Dajti të cilët kanë këmbëngulur për dënimin përjetë janë goditur dhe larguar nga sistemi.

Fuat Vjerdha gjyqtari i Apelit që votoi kundër zbritjes së dënimit të përjetshëm për Dritan Dajtin. U shkarkua!
Lindita Hoxha, gjithashtu kundër uljes së dënimit të përjetshëm . U shkarkua!
Prokurori Artan Bajrami përpara se të bënte rekursin në gjykatën e lartë për vendimin ndaj Dajtit, për çështje orësh u shkarkua dhe ai
Tani ka fjalë juristësh që parashikojnë : gjykata e lartë me kleçkën se dosja duhej rekursuar nga prokurori i çështjes ( Bajrami) dhe jo prokuror zëvendësues do vendosë rrezimin e rekursit.

Ne rast se kjo ndodh, Dajtit i mbeten në fuqi 25 vjet , dhe me kohën e para-burgosjes llogaritet që vjeshtën e 2021, të kthehet në shtëpi. Edhe pse mbase ndonjëri nga ju priste të kishte qenë në listën e regjimit 41 bis!
Ndaj veç të sotmes , si datë vrasjeje të dëshmorëve Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj dhe Samir Duçkollari, kujtoni edhe datat kur ata u rivranë dhe kur do rivriten në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PATRIOTI DT 8 gusht 202008/08/2020 14:18

Po mirë ta zemë se u lirua krimineli Dritan Dajti që vrau 4 Policë. Po pse si kujton ai "qen bir qeni" se do ta gëzojë lirinë? Sa si punë e tij po vriten për ditë, se kanë hyrë në hasmëri për vrasje ?....

Mondi08/08/2020 11:53

C'mendon ambasadorja KIM per ecurine e ketij procesi gjyqesor ? A eshte e kenaqur me reformen ne drjetesi ? Sistemi gjyqesor mos te beje te fortin me "zogun e tredhur" te Tiranes, por me kete kriminel qe vrau kater punonjes policie ne krye te detyres. A ia vlen ta quash reforme ne drejtesi kur nga kjo perfitojne shume nga kriminelet e denuar me burgim te perjetshem ose ata krininele qe me kercenime e shtyjne procesin gjyqesor vit pas viti. A do te ndodhte ne SHBA qe vrasesi i kater punonjesve te policise ne krye te detyres ta shmangte denimin e tij me te tilla marifete ? Minimumi do te merte kater denime te perjetshme.

Shto koment

Denonco