Gjendet pranë lumit Vjosë në Memaliaj, trupi i dekompozuar i një gruaje

Gjendet pranë lumit Vjosë në Memaliaj, trupi i dekompozuar i një gruaje

10:54, 08/08/2020
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm pas njoftimit të kalimtarëve rastësorë, policia ka gjetur trupin e pajetë të një gruaje në lumin e Vjosës në Memaliaj. Trupi është gjysmë i dekompozuar, fakt që të bën të mendohet se ka kohë që gruaja ka humbur jetën.

Ka qenë një i ri, i cili ka pikasur trupin në ujërat e Vjosës dhe ka lajmëruar policinë. Trupi është dërguar në morgun e spitalit Tepelenë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco