‘Ishin dy persona’, pronari i hotelit në Pogradec: Qëlluan dhomën ku fle im bir, policia nuk…

‘Ishin dy persona’, pronari i hotelit në Pogradec: Qëlluan dhomën ku fle im bir, policia nuk…

10:52, 08/08/2020
A+ Aa A-

Ngjarja e rëndë ku është sulmuar me kallashnikov një hotel në Pogradec ka qene pa pasoja në njerz por deme të shumta ne makinta që kanë qene te parkura pranë hotelit.

Pronari i hotelit Jetmir Muçllari ka folur për mediat.

Sipas tij ngjarja ka ndohur në orën 4:40 min. “Kanë qenë dy persona në këmbë,të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë, duke shkrehur disa karikatore në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatoret kanë qelluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave në të cilat kishte pushues.Nga plumbat nuk ka persona të lenduar”.

“Fillimisht autoret qelluan në drejtim të rojes së hotelit,duke i kërkuar që të mos lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turisteve. Jemi të kërcenuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia”.

“Dyshoj se objektiv i atentatit te sotem dhe atij qe ndodhi para nje jave ka qenë djali im. Edhe para nje viti kanë djegur makinen e djalit, per shkak të një konflikti verbal me dy persona, njeri prej të cilëve u denua nga Gjykata e Pogradecit për zjarrvënie të qëllimshme. I kam denoncuar me emra autoret por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë pasi ketu ju kërcenohet jeta”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco