Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Ishin të infektuar, shërohen dy nënkryetarët e bashkisë së Lezhës

Ishin të infektuar, shërohen dy nënkryetarët e bashkisë së Lezhës

10:31, 08/08/2020
A+ Aa A-

Të infektuar me Covid-19 pati në disa bashki të vendit, por duket se situate ishte më serioze në atë të Lezhës. Por së fundmi kryebashkiaku  Pjerin Ndreu ka bërë të ditur se dy zëvendës kryetarët e Bashkisë së këtij qyteti, Oliana Moriseni dhe Ermal Pacaj, të cilët rezultuan pozitivë disa ditë më parë, kanë fituar betejën me Covid-19. Këta të fundit kanë qenë të karantinuar në shtëpi.

“Oliana dhe Ermali, dy Zv. Kryetarët e Bashkisë Lezhë, kanë kaluar me sukses Covid-19. Duke ju uruar shëndet të plotë, i komplimentoj për korrektesën e treguar duke u izoluar dhe kryer një karantinë serioze. Sakrifica që ata bënë është pjesë e seriozitetit që ne kemi si staf, duke vlerësuar situatën për mos infektimin e familjeve dhe kolegëve”, shkruan mes të tjerave Ndreu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco