Vodhën lekë në një dyqan dhe goditën me thikë 2 persona, në pranga 17 dhe 15 vjeçari

Vodhën lekë në një dyqan dhe goditën me thikë 2 persona, në pranga 17 dhe 15 vjeçari

10:30, 08/08/2020
A+ Aa A-

 Procedohet penalisht një 34-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kryenin vjedhje gjatë natës, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në servisin e tij për lyerje mjetesh, u konstatua se shkaktonte ndotje të ajrit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasit M. P., 17 vjeç dhe A. Gj., 15 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 07.08.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit P. N., ku kanë marrë 30.000 lekë.” – njofton policia.

Gjithashtu këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.08.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit A. D., 18 vjeç dhe E. Zh., 16 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit M. P. dhe A. Gj., me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ishin me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por e  kishin thyer atë duke dalë jashtë banesës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco