VIDEO/ Zhdukja e 14 vjeçares në Vlorë, flet me lot në sy babai, është parë në Lushnjë...

VIDEO/ Zhdukja e 14 vjeçares në Vlorë, flet me lot në sy babai, është parë në Lushnjë...

10:14, 08/08/2020
A+ Aa A-

Një vajzë 14 vjecare është zhdukur në Vlorë qysh prej tre ditesh.

Babai i saj ka denoncur në polci rastin e femijes së tij. Ai është shprehur se 14 vjeçarja banuese në Vlorë është zhdukur prej tre ditësh nga shtëpia.

I pyetur nga mediat babai i saj me lot në sy, Miklovan Liço ka bërë thirrje që ta ndihmojnë kush të mundet për gjetjen fëmijës.

14 vjeçarja Ergita Liço është shpallur e humbur nga familja e saj 3 ditë më parë ku rreth orës 23:30 të natës kanë humbur kontaktet me të. Sipas të atit, djali i tij i kishte kërkuar të shkonte në shtëpi, teksa kur mbërritën prindërit në banesë ajo nuk qe aty.

Denoncimi është bërë në komisariatin e Vlorës dhe atë të Lushnjes teksa policia ka vijuar kërkimet. Nga kamerat e sigurisë ajo është parë në një hotel në Lushnje,e tani dyshohet të jetë në kryeqytet.

Por policia nuk ka arritur në një përfundim se ku mund të jetë vajza apo me kë të jetë larguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco